Forcat Speciale kanë marrë masat duke bërë një bllokadë para Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ata po i pengojnë rrugën protestuesve për të shkuar deri te Drejtoria.
Nga ana tjetër protestuesit i janë përgjigjur me gjestin simbolik të shtrirjes në rrugë me duart mbi kokë.
Protestuesit kërkojnë largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pasi sipas tyre manipuloi provat e vrasjes së Klodjan Rashës nga polici.
Ndërkohë Policia po iu përgjigjet me ujë dhe gazlotsjellës.





