Sot është paralajmëruar se protesta do të jetë marshim që do të nisë nga sheshi ”Skënderbej” deri në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Sakaq, kanë nisur lëvizjet e para të protestuesve të cilët pak nga pak po grumbullohen, teksa nuk mungon mobilizimi i Policisë pasi ka efektivë në qendër të Tiranës të cilët po kryejnë kontrolle të të rinjve.
Vihet re se për gjatë gjithë hapësirës së sheshit ka policë çdo 10 metra, shumë prej tyre janë femra.
Kjo është dita e pestë, teksa katër protestat e mëparshme janë shoqëruar me dhunë, djegie e përplasje dhe Policia ka marrë masat sërish me 900 efektivë në terren për të mbrojtur institucionet kryesore.





