Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Vlorës pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur afër stacionit të trenit teksa një person ka mbetur i plagosur prej të shtënave.
Grupi hetimor ka gjetur një gëzhojë në vendin e ngjarjes, teksa deri më tani është shoqëruar një i dyshuar si autori i kësaj plagosjeje.





