Ministrja: Burse mujore 34 mijë Lekë për studentët që zgjedhin degët prioritare dhe përjashtim nga tarifa

Protesta e pedagogëve dhe kërkesat e tyre për rritje të pagave por edhe kërkesa e studentëve për mbështetje 100 Euro në muaj u bënë pjesë e debateve në parlament. Deputetët e opozitës thanë se qeveria ka lënë pas asnjë mbështetej pedagogët dhe studentët në këtë situatë, krize ekonomike, dhe kanë kërkuar përgjigje nga ministrja e Arsimit, Evsi Kushi.

Në lidhje me pagat e pedagogëve, Kushi tha se kanë nisur diskutimet me rektorët që në muajin gusht.

“Në datën 22 Gusht, në Ministrinë e Arsimit, ne kemi zhvilluar një takim me rektorët dhe administratorët e universiteteve, madje bashkë me ministren e Financave pikërisht për çështjen e pagave të pedagogëve, por edhe për çështje të tjera financiare. Çfarë vendime do marrim nuk mund ta them që tani, e rëndësishme është që ne e kemi këtë çështje në vëmendje, e konsiderojmë shumë të rëndësishme në varësi të shumë faktorëve që lidhen me situatën ekonomike, sigurisht do kemi dhe një vendimmarrje”, është shprehur Kushi.

Ndërsa sa u përket studentëve, ministrja tha se janë kategoria që mbështeten më shumë, jo vetëm nga pakti për unviersitetin por ehd eme vendimin e ri për bursë kush ndjek degët prioritare.

“Të gjithë ata studentë që ndjekin degë prioritare, ata studentë që janë ekselentë, ata studentë që fitojnë olimpiada, do të përfitojnë edhe përjashtim nga tarifat, do të fitojnë bursë studimi sa paga minimale, 340 mijë Lekë”, ka thënë ministrja.

Ministrja Kushi bëri me dijë se të premten në orën 15:00 do këtë takim me një përfaqësi të sindikatës së punonjësve të universiteteve.