Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona po studion rikthimin e Messit. Ata janë të gatshëm ta rikthejnë Messin në Camp Nou, qoftë si lojtar ose si një pjesëtar të klubit me një pozicion të rëndësishëm.

Barcelona e ka bërë të qartë që në fillim me Laporta se dyert e klubit do të jenë gjithnjë të hapura për sulmuesin argjentinas.