Grabitet një farmaci në Durrës, konkretisht pranë bashkisë së qytetit.
Siç duket edhe në fotot e mëposhtme, autorët kanë ngritur qepenin e dritares së objektit dhe kanë hyrë brënda.
Pronarët e farmacisë sapo kanë konstatuar ngjarjen kanë lajmëruar menjëherë policinë.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rastin.





