Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend projektbuxhetin për vitin 2021. Në një komunikim për mediat, Drejtori i Kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti, renditi arsyet e kthimit të këtij projektbuxheti.

“Arsyeja më madhore për rikthimin e këtij pr/ligji në Parlament është padyshim fakti që ky projektligj nuk parashikon një mbështetje të mjaftueshme dhe të nevojshme për të përballuar pandeminë, Covid-19, si dhe pasojat e saj. Në një kohë kur të gjithë projeksionet e institucioneve ndërkombëtare, organizmave që merrem me epidemiologjinë e Covid-19 parashikojnë një rrije të përshkallëzuar të përhapjes së pandemisë në muajt e ardhshëm, që do të thotë një rrije të numrit të të infektuarve, të nevojave për trajtim mjekësor të pacientëve që do të kenë nevojë për trajtim, në buxhet nuk parashikohet një mbështetje e mjaftueshme për këto nevoja emergjente”.

Panariti tha se Presidenti vlerëson se “arsyeja e qenësishme e kthimit të projektbuxhetit është që ky buxhet është jo realist përsa i përket rritjes ekonomike dhe të ardhurave të popullit, për këtë arsye e konsideroi të domosdoshme rikthimin e tij në Kuvendin e Shqipërisë për rishqyrtim”.

Arsyet e plota të kthimit të ligjit mund t’i lexoni duke klikuar këtu.