Një shqiptar 46-vjeçar është arrestuar nga policia në Itali, pasi u kap me drogë. Ai ishte duke udhëtuar me mjetin e tij në autostradë dhe u ndalua nga policët për një kontroll rutinë.
Menjëherë sapo efektivët i kërkuan atij dokumentacionin e makinës ai filloi që të bëhej nervoz dhe shtoi dyshimet se mund të fshihte diçka.
Policët vendosën që të kontrollonin makinën dhe shqiptarin, dhe brenda mjetit gjetën dy pako me drogë të mbuluara, të cilat ishin fshehur në sediljen e pasme.
Policia njofton se në total 46-vjeçarit, emrin e të cilit nuk e publikojnë, i janë sekuestruar 53 kilogramë marijuanë dhe tashmë ai është arrestuar dhe pret të gjykohet.





