Enti Rregullator i Energjisë ka pezulluar aplikimin e fashës prej 800 kWh. Bordi i ERE-s u mblodh pas vendimit të qeverisë, e cila vendosi mosaplikim të fashës për abonentët familjarë.
“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin. Vendimi i mëparshëm nuk ka efekt, leximi do të bëhet në fund të muajit”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti.
Ndërkohë, ERE sot propozoi vendosjen e fashes 800 kWh nga 1 nëntori deri më 31 dhjetor 2022.





