Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka hedhur dritë mbi dorëheqjen e tij, e cila si fillim ngriti dyshime se mund të ishte kërkuar nga Kryeministri, Edi Rama.
Në një lidhje live në emisionin “Opinion”, Lleshaj thotë se dorëheqja ishte akt sovran i tij dhe nuk është detyruar në asnjë moment nga Rama.
E dhatë vete sapo jua kërkoi kryeministri dorëheqjen?
Lleshaj: Ju mund të jepi krah fantazisë suaj, por dorëheqja jepet vetë. Është një aks individual dhe akt sovran i imi.
Pse arritët në këtë përfundim për dorëheqjen? Sepse ka një kontradiktë mes aktit tuaj dhe deklaratës së kryeministrit.
Lleshaj: E vetmja kontradiktë që mund të identifikohet është ajo me përvojën e shëmtuar të akumuluar në Shqipëri për dorëheqjen. Kjo dorëheqje ka disa dimensione. Kemi një djalë të ri i vrarë nga një polic.
Ka një tension politik. Unë dua të distancohem nga një praktikë e shëmtuar, e drejtimit të gishtit për çdo gjë që ndodh në mënyrë të padrejtë aty nuk duhet nga ata që s’kanë të drejtë të ngrenë as bishtin dhe as dorën.
U bënë disa ditë që persona që kanë përgjegjësi për shumë tragjedi të këtij vendi kanë ngritur paturpësisht gishtin kundër meje dhe policisë dhe dorën kundër policisë dhe institucioneve të shtetit.





