Dhjetë persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi të ndodhur në një pikë karburanti në Republikën e Irlandës.

Katër burra, tre gra, një djalë dhe një vajzë adoleshente, si dhe një vajzë e re kanë humbur jetën njoftoi policia irlandeze.

Shpërthimi ndodhi në stacionin e shërbimit Applegreen në fshatin Creeslough të County Donegal të premten.

Si pasojë e shpërthimit u shkatërrua ndërtesa dhe një bllok apartamentesh.

Kryeministri irlandez, Micheal Martin e përshkroi shpërthimin si një ngjarje të rëndë.

“I gjithë kombi është i tronditur nga ajo që ka ndodhur,” tha ai gjatë një vizite në vendngjarje të shtunën në mbrëmje.

Mediat e huaja shkruajnë se shtatë persona të lënduar janë në gjendje të qëndrueshme në spital në Letterkenny aty pranë.