Teuta në volejboll për meshkuj mposhti 3-2 me sete Studentin për llogari të javës së dytë të Superligës. Kjo ishte fitorja e parë për Teuta Volley, në prolog të kampionatit.
Në pallatin e sportit “Ramazan Njala”, u zhvillua një ndeshje mjaft e bukur, e luftuar pikë për pikë, por në fund ishin durrsakët që arritën të fitonin.





