Pas përmbytjes së radhës së rrugëve të Durrësit, dega lokale e LSI-së drejton gishtin drejt betonizimit të qytetit dhe tenderave qindra milionë euro për oligarkët.

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, përmes një statusi në rrjete sociale, akuzon qeverinë dhe bashkinë për shkatërrimin e qytetit.

“Durrësi nuk e meriton këtë. Durrësi është qytet i bekuar dhe i mrekullueshëm, por fatkeqësisht i drejtuar nga një Bashki dhe Qeveri që po zhvat dhe po e shkatërron atë çdo ditë e më shumë. Më 25 prill i gjithë Durrësi do i japë shuplakën më të rëndë këtij sekti shkatërrues dhe korruptiv”,- shkruan ndër të tjera Kuçi.

Postimi i plotë:

Vetëm pak orë shi dhe Durrësi përmbytet 
Ky është efekti i betonizimit të qytetit, i tenderave qindra milionë euro për oligarkët, i projekteve abuzive të sektit të betonit dhe korrupsionit që ka emrin “Rilindje.”
Durrësi nuk e meriton këtë. Durrësi është qytet i bekuar dhe i mrekullueshëm, por fatkeqësisht i drejtuar nga një Bashki dhe Qeveri që po zhvat dhe po e shkatërron atë çdo ditë e më shumë.
Më 25  prill i gjithë Durrësi do i japë shuplakën më të rëndë këtij sekti shkatërrues dhe korruptiv.
Më 25  prill Durrësi do jetë i qytetarëve dhe jo më i zuzarëve pa zemër dhe pa vizion për qytetin tonë të bukur.
Kontjana Kuçi
Kryetare e LSI Durrës

Vetëm pak orë shi dhe Durrësi përmbytet Ky është efekti i betonizimit të qytetit, i tenderave qindra milionë euro…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Thursday, December 10, 2020