Anëtarja e Kryesisë së LSI-së Durrës, Berinda Bulku ka akuzuar qeverinë se ka braktisur biznesin në qytetin bregdetar.

Në një postim në rrjete sociale, Bulku shkruan se në 6 muajt e fundit, numri i subjekteve të mbyllura në Durrës u rrit me 24%.

Sipas saj, më 25 prill nis një kapitull i ri për qytetin, i cili do i rikthehet banorëve dhe do jetë nisja e një perspektive të re zhvillimi.

POSTIMI I PLOTË

Qeveria ka braktisur biznesin në Durrës.

Vetëm 6 muajve të fundit numri i subjekteve të mbyllura në Durrës u rrit me 24%.

Në rang vendi u mbyllën brenda pak muajve 4900 biznese, 34% më shumë se vitin e kaluar.

Mbyllja e bizneseve u shoqërua edhe me shifra të larta të numrit të të papunëve në qytet duke shtuar kështu edhe varfërinë në familjet e Durrësit.

Biznesi dhe familjet e thjeshta ndihen të lëna në mëshirë të fatit dhe rikthimi në normalitet duket më i largët se kurrë.

Më 25 prill nis një kapitull i ri për Durrësin. Me politika fiskale në mbështetje të biznesit dhe pa penalizime selektive, gjobvënie, apo neglizhim të pushtetit. Një kapitull i ri ku biznesi do jetë partner dhe jo target i shfrytëzimit apo penalizimit nga qeveria.

Më 25 prill Durrësi do i kthehet banorëve dhe do jetë nisja e një perspektive të re zhvillimi.

Berinda Bulku

Anëtare e Kryesisë së LSI Durrës