Rrëfehet Meghan Markle. Dukesha ka pohuar në një episod të ri të podcast-it Archetypes se e kanë quajtur ‘të çmendur’ dhe ‘paranojake’.

Në episodin e pestë të titulluar ‘Dekodimi i çmendurisë’, Dukesha e Sussex foli me aktoret Constance Wu, Jenny Slate dhe Deepika Padukone për ata që i quajnë ‘të çmendur’. “Ngrini dorën nëse ju kanë quajtur ndonjëherë të çmendur apo histerike, apo paranojake”, i pyeti Meghan Markle tre femrat. “Nëse do të ishim të gjithë në të njëjtën dhomë dhe mund të shiheshim, mendoj se do të ishte shumë e lehtë të shihej se sa prej nesh i kemi ngritur duart lart. Edhe mua, meqë ra fjala”, shtoi ajo.

Meghan Markle nuk specifikoi se kush e quajti atë me këto fjalë. Në të njëjtën kohë, ajo theksoi se fjala “i/e çmendur” përdoret pa turp “aq komode” dhe foli për “dëmin që i ka shkaktuar shoqërisë dhe grave kudo. Nga marrëdhëniet tek familjet që ndahen, karriera dhe emrat që po shkatërrohen”, pohoi Markle.