Pas kthimit nga SHBA, kryeministri Edi Rama ka vizituar familjarët e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i vrarë nga policia dy ditë më parë.

Mediat shkruajnë se Rama ka mbërritur në banesën e Rashës, ku është takuar me familjarët e tij.

Sakaq kreu i qeverisë, ka njoftuar se do të japë qëndrimin e tij për ngjarjen, në 18:00 në një dalje për mediat.