Kryeministri Edi Rama njofton se do të mbajë një konferencë, ku do të flasë për herë të parë publikisht për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë, kreu i qeverisë thotë se do të flasë pasditen e sotme, në orën 18:00.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb”, shkruan Rama në Twitter.