Policia e Tiranës ka nisur hetimet pas procedimit penal ndaj një 56-vjeçareje, e cila ka mashtruar një vajzë duke i zhvatur një shumë të madhe parash.

Mësohet se gruaja me inicialet A.Sh., fallxhore, i kishte premtuar vajzës se do t’i nndryshonte fatin dhe në harkun kohor prej 2 muajshm, i ka marrë 12 mijë euro.

Kur ka kuptuar mashtrimin, e reja e ka denoncuar fallxhoren në Polici.