Konstituohet Komisioni i Posaçëm Parlamentar për çështjet e raportit të Dick Marty.

Në mbledhjen tjetër do të përcaktohet kalendari i punës.

Nga mazhoranca marrin pjesë Ulsi Manja, Alket Hyseni, Klotilda Bushka, Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj, ndërsa nga opozita Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi. Pjesë e komisionit është edhe deputetja Elena Xhina.

Komisioni i Posaçëm Parlamentar do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin theksohet se gjatë luftës së UÇK-së janë kryer krime kundër njerëzimit.

Mes të tjerash, Dick Marty në raportin e tij përmend të ashtuquajturën “Shtëpinë e Verdhë” në qarkun e Matit, e cila sipas tij është përdorur për të kryer transplantim organesh. 

Ky komision u ngrit disa javë pasi në Gjykatën e Hagës janë dërguar me akuza për krime lufte ish-udhëheqës të UÇK-së.