Të gjithë e dinë: Range Rover është makina më e mirë, në çdo rast, dhe këtë e tregon më së miri, risia e fundit!

Ndaj, nëse po prisje modelin e ri, Range Rover Sport, kemi një lajm të mirë: Ka mbërritur në Shqipëri dhe ndodhet ekskluzivisht në showroom-in e Mektrin Motors.

Range Rover Sport u prezantua denjësisht në një event spektakolar, i cili sigurisht, iu përshtat kalibrit dhe elegancës së makinës. Nën moderimin e Fjolla Çakallit, e cila si një admiruese e shpejtësisë dhe veçanërisht markës Range Rover, erdhi nga Milano, enkas për të prezantuar surprizën e mbrëmjes.

Ka disa arsye pse ky model është inovativ, totalisht fantastik dhe i përsosur në të gjitha aspektet, duke nisur që nga eksteriori e deri në interior. Fakti që mund të eksplorosh çdo territor, sfidues apo edhe të papërshkrueshëm, e bëjnë një risi të parezistueshme. Na beso, do ta dëgjosh Range Rover edhe në shtigjet më të thella!

Dizajni dinamik dhe modern, takohet me luksin dhe dëshirën për të ndërthurur klasin me sportiven. Deri tani, vetëm Range Rover ia ka dalë ta gërshetojë në mënyrë kaq unike dhe të përsosur këto elemente.

Supermacia e eksteriorit qëndron te lakimi perfekt, fuqia, rezistenca dhe performanca e jashtëzakonshme që ofron. Jemi të bindur që sapo ta shohësh, do ta adhurosh.

Por prit, le të hyjmë brenda!

Sofistikimi gjendet edhe në brendi të automjetit. Prekjet magjepsëse të bashkëkohores dhe modernitetit bashkojnë forcat me cilësinë dhe performancën që ky model ofron. Lëkura luksoze që mbështjell me klas brendinë e makinës, dhurojnë gjithashtu komoditetin dhe luksin maksimal.

Ky inovacion i papërshkrueshëm, i cili nuk bën aspak kompromis me cilësinë, performancën dhe dinamizmin, të pret në showroom-et e Mektrin Motors, autostrada Durrës-Tiranë, km.6.

Mos e humb të jashtëzakonshmen! Me Range Rover Sport, shkon përtej!

Për më shumë detaje klikoni në faqen zyrtare të kompanisë: https://albania.landrover.com/vehicles/new-range-rover-sport/overview