Shoqata e Invalidëve të Punës ka dalë sot në një protestë prballë ministrisë së Financave ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me mënyrën sesi ishin trajtuar nga ky dikaster.

Ata thanë se ministritë e Shëndetësisë dhe Financave kishin kohë deri në nëntor, përndryshe do të kërkonin dorëheqjen e drejtuesve të këtyre ministrive.

“Ju bëj thirrje qeveritarëve që të kenë kujdes dhe humanizëm ndaj nesh. Nesër do jetë vonë. Në nëntor do mblidhemi prapë. Nuk na vlerëson kush. Në nëntor nëse ministria e Financave dhe e Shëndetësisë, nuk do pranojnëtë ulen me ne, do të kërkojmë dorëheqjen e dy ministrave sepse janë të papërgjegjshëm ndaj të drejtave tona.

Qeveria të mos e marrë si shaka, ne duam të ushqejmë fëmijët tanë. Jemi ngritur nga shtrati dhe kemi ardhur këtu”– u shpreh një prej invalidëve të punës.