75 familje në Lezhë morën apartamentet e tyre të reja ndërsa banesat u ishin dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

Pas marrjes së celësave, familjet do të sistemohenn në banesat e reja.

“Nga java që vjen këto familje do fillojnë të hyjnë në shtëpitë e tyre, gjithë procedura është në bazë të aktit normativ siç e parashikon dhe ligji. Me banorët kemi diskutuar për të gjitha problematikat që ata kanë. Kemi ardhur në pikën që gjithçka është sistemuar dhe besoj se me ndarjen në shorte të tipologjisë 1+1, 2+1 dhe 3+1 e mbyllim përfundimisht procesin për shtëpitë individuale, pallate”, është shprehur nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Ermal Pacaj.

Ky është shorteu i dytë i bashkisë së Lezhës për të shpërndarë apartamente për të prekurit nga tërmeti.