Tre pikë jetike në momentin më të vështirë të dekadës së fundit. Juventusit i jep oksigjen mister 60 milionëshi, Dusan Vlahovic që shënon golin e fitores në derbin e Torinos ku bardhezinjtë treguan një fytyrë tjetër duke e mbajtur skuadrën vendase nën presion për 90 minuta.
Një ndeshje me ritëm të lartë në “Olimpico” të Torinos ku “Demat” u treguan të pafuqishëm për të përfituar nga momenti negativ i skuadrës së Allegrit me një këmbë jashtë nga Champions dhe shumë larg zonës së kreut në kampionat.
Sukses që e ngjit Juventusin në kuotën e 16 pikëve pas 10 javëve të para të Serie A, 7 më pak se Napoli kryesues dhe me një ndeshje më pak. Vlahovic nuk nxorri nga telashet vetëm Juventusin por edhe presidentin Agnelli, trajnerin Allegri dhe veten e tij, që të tre të kontestua ashpër nga tifozët gjatë javës së fundit pas humbjeve me Maccabi Haifa dhe Milanin.
Në ndeshjen tjetër të së shtunës, Empoli theu 1-0 Monza-n duke ndërprerë serinë pozitive të skuadrës së presodentit Silvio Berlusconi.





