Interi ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 ndaj Salernitanës, në stadiumin “Giuseppe Meazza”, e vlefshme për javën e 10-të në Serinë A italiane.
Golat për zikaltërit u shënuan nga Lautaro Martinez në minutën e 14′ me një supergol ku ka goditur nga jashtë zone në mënyrë të menjëhershme duke befasuar portierin e Salernitanës, Sepe.
Goli i dytë u shënua në fraksionin e dytë të lojës, me Niko Barelën, i cili mjaft bukur dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë sukses, Interi arrin fitoren e dytë radhazi në kampionat pas Sasuolos, teksa renditen në vendin e shtatë në kuotën e 18 pikëve. Ndërsa Salernitana me këtë humbje, renditet në vendin e 12 me 10 pikë të grumbulluara.





