Nëna e Martina Pajollarit, ndaj të cilës është dhënë ditën e sotme masa “arrest me burg” ka folur për mediat.

Miranda Pajollari ka mohuar akuzat e ngritura nga autoritetet ndaj vajzës dhe marrëdhënien e 18-vjeçares me autorin e dyshuar të ngjarjes Valter Mollajn. Përpara kamerave ajo shprehet se Mollaj e shikonte Tinën si vajzën e tij, ndërsa shton se kjo e fundit ka dy javë që është martuar.

Teksa kërkon lirimin e të akuzuarve prej burgut, nëna e 18-vjeçares akuzon uniformat blu se i kanë detyruar të firmosnin në polici deklarata që nuk ishin në dijeni.

“I bëri ftesa ai çupa nuk ja pranoi. Një e dy, dhe çupa se pranoi. Pastaj se ç’na futën në ngatërresa ata (policia) që hodhëm atë firmën. Pa shkollë jam pa gjë, firmën me zor e hodha. Na kërcënonin kur e shpura çupën në fillim. Na erdhën, na morën në 12 të natës, çupën e godisnin, e rrinin. Ne jemi të pafajshëm si ne dhe djemtë. Mua më kanë ndihmuar me bukë me të tëra, janë të pafajshëm dhe çupa dhe ata nuk kanë bërë asgjë. E morën çupën 3-4 herë andej, ne nuk e dinim atë vend. Nuk ja kishim idenë se ku ishte (rezervuari), çupa qante. Ne bashkëpunonim tha (cupa) po ata e morën për tjetër gjë se ne ata (kushërinjtë Molloaj) na ndihmonin. Unë kam 4 fëmijë.

Thonin ‘ka të dashur Valter Mollajn’. Ai e ka si çupë. Dua të dalë çupa. Janë të pafajshëm. Dua cupën. Burri e kërkon është i sëmurë do çupën. Edhe atë firma që hodha, na kërcënuan na mbajtën 24 orë aty. Çupa ka 2 javë që është martuar kam dhëndrin këtu. Burrin e ka nga Vlora. Telefonin ja kanë marrë në polici edhe telefonin e dytë ja kanë marrë. Më kanë marrë dhe djalin, ai 13 vjeç. I bëj thirrje shtetit të nxjerrë të vërtetën se çupa është e pafajshme bashkë me të tjerët.”, tha nëna.