Tifozët mund të bëjnë çmendurira për skuadrën e zemrës teksa festa e tyre në momentet e triumfit mund të rezultojë shpesh e papërmbajtshme apo e vështirë për t’u shpjeguar.

Një vajzë në tribuna është “tërbuar” për golin e Tigres. Vajza në fjalë nuk ngurroi aspak të dalë topless në tribunë pasi ekipi i zemrës shënoi golin e barazimit në ndeshjen ndaj Pachuca ndërsa të tjerët përfituan të bënin edhe foto me atë që mund të konsiderohet padyshim si fansja më e zjarrtë në botë.

Në fund, Tigres, ekipi për të cilën vajza bënte tifozllëk humbi, megjithatë, festa e veçantë dhe +18, do të mbahet mend gjatë nga tifozeria e Tigres dhe jo vetëm.