Një 57-vjeçar ka rëndë në pranga ditën e sotme pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur 10-vjeçare.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. M., 57 vjeç, banues në Kuçovë. Arrestimi i tij u bë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 10 vjeçe.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.