Kryeministri Edi Rama, në një takim të organizuar me fermerët në Fier, iu është përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi pak ditë më parë, kur 32-vjeçari Lear Kurti ndërroi jetë, pasi ishte shoqëruar në komisariatin numër 3 në Tiranë.
Rama e ka cilësuar opozitën si “hiena” që kthejnë të vërtetën e një vdekjeje përmbys.
Ndër të tjera Rama tha se policia tani është mësuar me akuza të tilla dhe pikërshit për këtë arsye filmijnë çdo gjë nga fillimi në fund.
“Njerëz pa din, pa iman, pa fe, pa athe, hiena që arrijnë deri në pikën sa të shqëyjenë në TV nga mëngjesi në darkë kufoma si kufoma e atij të shkretit që humbi jetën duke bërë cmos të ngrenë tymnaja e tension e zjarrin e urrejtjes ndaj polisisë së shtetit.
Ndërkohë që jo vetëm ka një moment njerëzillëku, ka një moment ku njeriu i thotë vetes prit cfarë shqiptari jam, si mund të kafshoj të vdekurit për të nxjerrë përfitime. Dhe policia e të tjerët që janë në krye të detyrës për këto punë janë mësuar tani me hijenat e filmojnë të gjithën nga fillimi në fund, të gjithën e prokuroria nxjerr bashkë me policinë konkluzionin që këtu nuk kemi të bëjmë me asnjë lloj të tejkalimit të masës nga policia por me ato që u thanë se s’dua t’i përsëris në respekt të viktimës e familjes së tij.
Si mund të besohen këta hiena kur janë në gjendje të kthejnë përmbys të vërtetën e një vdekjeje”, u shpreh Rama.