Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka paralajmëruar për një protestë e fuqishme para Ministrisë së Brendshme pas vdekejs së të riut Lear Kurti.

Berisha shkruan se i riu vdiq në duart e policëve banditë të droguar të Ramës dhe Çuçit ndërsa shton se ai u vra për së dyti nga krimineli me uniformë Ardi Veliu.

 “Sot, në ora 18:00, protestë e fuqishme për vdekjen me dhunë të të riut, Lear Kurtit nga policë banditë të droguar të Ramës-Çuçit, dhe vrasjen e tij për së dyti nga krimineli i tyre me uniformë, Ardi Veliu”, shkroi Berisha në Facebook.

Rikujtojmë se edhe ditën e premte u protestua para Ministrisë së Brendshme për rreth një orë, protestë e cila nuk u shoqërua me dhunë.