Kryetari i PD-së Sali Berisha ka përshendetur në emër të partisë, me anë të një statusi në “Facebook”, mbajtjen e Samitit të Bashkimit Europian në Tiranë.
Berish shkruan se do të jetë një mundësi reale që shtetet anëtare të BE-së të njohin nga afër situatën dramatike në Shqipëri.
“Ky vendim është një afirmim i ri i Bashkimit Europian ndaj perspektivës europiane të Shqipërisë dhe të gjitha vendeve të tjera të rajonit. Vendimi gjithashtu provon rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit për Shqipërinë e rajonin, dhe shënon fundin e aleancës përçarëse trilaterale Beograd-Tiranë- Shkup, në kuadrin e projektit serbo-rus të Ballkanit të Hapur.
Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet vendimin e Presidentit të Bashkimit Europian për mbajtjen në Tiranë të Samitit të përbashkët të vendeve anëtare të BE-së me 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në fillim të Dhjetorit që vjen.
Samiti do të jetë një mundësi reale për shtetarët e BE-së, për të njohur nga afer situatën dramatike të korrupsionit galopant, lidhjeve të tmerrshme të qeveritarëve me krimin e organizuar dhe drogën, gjendjen tejet të rëndë të mediave në Shqipëri“.