Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në kryqëzimin e Talës në Lezhe.

Një automjet ka përplasur një këmbësor i cili është dërguar menjëherë drejt spitalit në Lezhë.

Bëhet me dije se i aksidentuar ka mbetur 75-vjeçari B.T.,  ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në aksin rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shënkollit”, shtetasi B. T., duke drejtuar automjetin e tij kamion, ka aksidentuar shtetasin J. Gj. 75 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i mjetit po shoqërohet për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.