Tre shtetas grekë dhe një shqiptar janë vënë në pranga nga policia greke.

Mediat greke raportojnë se arrestimi i tyre u krye në kuadër të operacionit të Antidrogës së Athinës për arrestimin e kultivuesve-trafikantë të kanabisit.

Operacioni është në vazhdim në Ilinë malore dhe në rajonin e Atikës Lindore.

Sipas të njëjtave burime, deri më tani janë sekuestruar mbi 200 kilogramë marijuanë dhe janë asgjesuar mbi 500 rrënjë.