Pas vizitës njëditore në Izrael, kryeministri Edi Rama udhëtoi sot drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kreu i qeverisë shqiptare ka takuar Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Pallatin Mbretëror.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan se ka biseduar me Presidentin e Emirateve rreth projekteve të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.
Postimi i Edi Ramës:
Në Pallatin Mbretëror me mikun e çmuar, Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për ecurinë e projekteve të bashkëpunimit në fushën e energjisë, turizmit, sigurisë dhe mbrojtjes kibernetike.