Kreu i PD Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të firmosin nesër marrëveshjen për aleancën mes tyre për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023.
Mësohet se gjatë ditës së nesërme, do të përcaktohet edhe data e protestës së ardhshme kombëtare.
Këtë të mërkurë, Meta shkoi në selinë blu ku zhvilloi një takim me kreun e PD, Sali Berisha.
Pas takimit, Meta u shpreh se do të ketë primare të përbashkëta me Partinë Demokratike.