Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një konferencë për shtyp ka sfiduar kryeministrin Edi Rama me përballje në çdo studio televizive, për sa i përket çështjes së Dosjeve të Sigurimit.

Meta u shpreh se mashtrimet e bëra nga Autoriteti i Dosjeve, kanë lënë gjurmë e prova që kurrë nuk fshihen.

“O superbudallenj kini kujdes. Do i lënë të gjitha lekët. Mendoni që është për retorikë? Është vendim i marrë. Qytetarët do jenë mbret i këtij vendi.

Sa i përket dosjeve, ne i hapim tamam dosjet. Korrupsioni arsyeja kryesore që përdoret Autoriteti i Dosjeve, për falsifikime që kanë lërë prova që kurrë nuk fshihen. Përpjekje për të hequr vëmendjen nga Inceneratorët. Që dinancojnë emisione se gjoja do hapen dosje pas 32 vitesh nga një bandë që do të bëjë vetëm falsifikime.

Autoriteti nuk i jep të dhëna avokatit tim. Nuk ja jep as kryetarja e Parlamentin, i jep certifikatën e 2017-s thotë këto kemi. Po ato të tjerat që e kanë tromaksur. Do t’i shikoni të gjitha. Edi Rama o lepurush, që të ishte bashkëpunëtor e di shumë mirë ti si duhej të ishe. Edhe të përgjoje duhet të të jepte dikush përgjuesin o lepurush që merr mendjen e A.H që do përfundojë më keq se Klareta. Kur të kesh kohë vij unë edhe me atë personin që kish hall ti që e kisha spiunuar unë. Duhet të vish në çdo studio e do marrësh edhe punonjësin e sigurimit me gjeneralitetet tona, i dashur Edi Rama. Nëse e bën ke të drejtë të kërkosh çdo gjë nga Meta.

Por duhet ta bësh këtë gjë ti, meqë të paska qarë shpirti ty, djalit të Kristaqit, që vari Havzi Nelën në mes të Kukësit për një poezi, dhe ne tani me poezinë e tij do të të shporrim. Me poezinë Liria e Vdekje, por do ketë liri për shqiptarët dhe shumë shpejt.

Me poezinë e tij do të të shporrim. Me poezinë liria e vdekje”, tha ai.