Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç përmes një postimi në “Instagram” ka bërë me dije se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e qeverisë Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçeskin.

Vuçiç shkruan se u fol për hapat e përbashkët që do të ndërmerren për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët si dhe për takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

“Unë fola me Edi Ramën dhe Dimitar Kovaçeskin për hapat e përbashkët për të siguruar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Një Ballkan i hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të forte”, shkruan Vuçiç.