Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot në emisionin “Open” se asnjë kandidat për zgjedhjet vendore nuk mund të garojë si përfaqësues i këtyre dy partive pa kaluar primaret. Berisha ka folur për marrëveshjen me Partinë e Lirisë.
“PL ka pranuar si metodën më demokratike ka pranuar të kontribuojë primare. Asnjë kandidat nuk mund të garojë si përfaqësues i këtyre dy partive pa kaluar primaret. Ky është në fakt bashkim në dy parime themelore. Në parimin e primareve, pra të delegimit përfundimtar të vendimmarrjes tek anëtarësia dhe simpatizantët, në përmbysjen e përfaqësimit të deritanishëm. Parimi i dytë themelor është referendumi, në të cilin dy forcat tona zotohen të bëjnë gjithçka për të drejtën e referendumit. Besojmë se demokracia shqiptare ka nevojë jetike për shprehjen e vullnetit të shqiptarëve.
Partia e Lirisë ka pranuar primaret si praktika demokratike e përzgjedhjes së kandidatëve. Kandidatët në këto zgjedhje mund të jenë nga shoqëria civile, mund të jenë pa parti”, tha Berisha.