Kreu i PD Sali Berisha gjatë konferencës për shtyp ka denoncuar ndërhyrjen e presedentit turk në qeverinë Rama.
Ai tha se Erdogan nuk mund të diktojë se kush duhet të jetë minister i jashtem, që sipas tij ësjhtë larguar me kërkesë të presidentit turk.
Berisha: Puna që bën për pushtetin e Ramës është në flagrancë me interesat e shqiptarëve. Nuk mundet që presidenti i Turqisë të diktojë se cili minister i jashtëm dueht të jetë, nuk kam aspak simpati për Ditmir Bushatin por nuk mundet ai të na e largojë.
Nuk mundet presidenti i Turqisë të ndërhyje se kush duhet të jetë kryemyftiu, nuk ndërhyn as kryeministri as presidenti. Këto që ndodhin janë të papranueshme. Ju them shqiptarëve se islami shqiptar është isalm perëndimor. Ka historinë e tij nga më të lavdishmet, që nga qëndrimi ndaj alfabetit tek përkthimi i kuranit dhe vendime te tjera shumë të rëndësishme.
Dua te qartësoj se kemi specifikat tona, vëllezër jemi vetëm me njeri tjetrin. Vëllazëria është brenda kombit.