Gjatë një takimi me qytetarët në Bulqizë, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të ish-kryeministrit Berisha për udhëtimet me charter.
“Keni dëgjuar mbrëmë besoj që unë kam një taksi që fluturon. Do ta dëgjoni këtë gjë përditë nga hienat që nga mëngjesi deri në të gdhirë. Kanë vetëm këtë punë, si të shfrytëzojnë këtë periudhë të vështirë të Shqipërisë”, u shpreh Rama.
“Do dëgjoni gënjeshtra të paimagjinueshme. E vërteta është që sot ne jemi qeveria e parë që nga viti 2013, as unë asnjë ministër nuk udhëton me biznes-class, të gjithë udhëtojmë më linja ekonomike. Për taksinë ai avion është promocion për Shqipërinë, kompaninë, ua tregova dhe shifrën”, tha më tej Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare sqaroi se kur shoqërohet nga gruaja e tij dhe djali i tij, bileta tyre paguhet nga buxheti i shtëpisë.
“Asnjëherë në asnjë rast unë nuk shkoj i shoqëruar nga gruaja apo bashkë më djalin me shpenzimet të shtetit, përveçse kur është ajo është ftuar. Në pjesën tjetër kur më shoqërojnë mua, paguajmë nga buxheti i shtëpisë për biletën”, tha ai.