Shefi ekzekutiv i Monza-s, Adriano Galliani ka treguar se futbollisti Pablo Mari është goditur me thikë në shpinë dhe ka një “plagë mjaft të thellë”, por lëndimet e tij nuk janë kërcënuese për jetën.“Pablo Mari kishte një plagë mjaft të thellë në shpinë, e cila për fat të mirë nuk preku organet vitale si mushkëritë apo të tjera. Jeta e tij nuk është në rrezik, ai duhet të shërohet shpejt”, tha Galliani për Sky Italia.Galliani tregoi se futbollisti, i cili është 1.93 m, kishte “shpëtuar” për shkak të gjatësisë së tij dhe se në momentin e sulmit me thikë në supermarket ai kishte djalin e tij në karrocën e blerjeve.

“Ai më tregoi për këtë incident të pabesueshëm. Pablo kishte djalin e tij në një karrocë dhe gruan e tij pranë. Nuk vuri re asgjë. Më pas ndjeu një dhimbje në shpinë, që sihet shkaktuar nga thika e kriminelit. Fatkeqësisht, e pa edhe kriminelin që goditi me thikë dikë në fyt. Pa gjithçka që ndodhi dhe ishte shqetësuese”, tregoi Galliani.Mari po trajtohet në spitalin Niguarda dhe i tha Gallianit se dëshiron të kthehet në stërvitje të hënën.Në Twitter Galliani shkroi: “I dashur Pablo, ne jemi të gjithë këtu pranë teje dhe familjes tënde, të duam, vazhdo të luftosh siç di të bësh, je luftëtar dhe do të shërohesh shpejt”.Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka thënë se Mari “është mirë”.

“E di që Edu [drejtori teknik i klubit] ka qenë në kontakt me të afërmit e tij”, tha Arteta pas humbjes 2-0 të së enjtes në PSV Eindhoven në Ligën e Evropës.“Ai është në spital, duket se është mirë.”Arsenali lëshoi një deklaratë të klubit të enjten mbrëma: “Jemi të gjithë të shokuar kur dëgjuam lajmin e tmerrshëm për sulmin me thikë në Itali, ku disa njerëz janë shtruar në spital, përfshirë qendërmbrojtësin tonë të huazuar Pablo Mari. Ne kemi qenë në kontakt me agjentin e Pablos, i cili na ka thënë se ai është në spital dhe nuk është lënduar rëndë. Mendimet tona janë me Pablon dhe viktimat e tjera të këtij incidenti të tmerrshëm.”

Si ndodhi ngjarja

Një person ka vdekur dhe të paktën pesë të tjerë janë plagosur, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë, pas një sulmi me thikë në një supermarket.Arkëtari i supermarket, 30-vjeçar, humbi jetën  pasi një burrë filloi të sulmonte njerëzit në Assago.I dyshuari i sulmit, një 46-vjeçar, është arrestuar. Policia ka përjashtuar çdo motiv terrorist, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes.Dyshohet se kishte probleme me shëndetin mendor dhe kishte marrë thikën në një nga raftet e supermarketeve. Burri filloi të godiste me thikë njerëz në mënyrë të rastësishme rreth orës lokale 18:30 në një qendër tregtare lokale.

Thuhet se u dëgjuan britma brenda qendrës, ndërsa klientët e tmerruar u përpoqën të iknin në panik.Sulmuesi mësohet se është ndaluar nga disa klientë dhe i është dorëzuar policisë që mbërriti në vendngjarje.“S’jam hero, nuk bëra asgjë”, autori i sulmit me thikë në supermarket ku u plagos lojtari i Monzës u neutralizua nga ish-futbollisti i Interit.Pablo Marì, futbollisti spanjoll i Monzas, i cili dje u godit me thikë gjatë një sulmi me thikë supermarketin e një qendre tregtare në Assago, në rrethinat e Milanos, do të operohet sot.Lojtari, i cili është jashtë rrezikut për jetën, është shtruar në spitalin Niguarda, dhe ka dëmtime në muskujt e shpinës, ku edhe u qëllua me thikë.

Sulmuesi u ndalua nga Massimo Tarantino, një ish-futbollist dhe tani një menaxher sportiv.“Ai thjesht po bërtiste”, tha ish lojtari i Bolonjas, Interit dhe Napolit. Pasi neutralizuan autorin e dyshuar ia dorëzuan policisë.“Nuk kam bërë asgjë, nuk jam hero”, tha ai. Gjendja e të plagosurve të tjerë mbetet e rëndë.Marì u godit me thikë pas shpine, teksa bënte pazar me gruan dhe djalin e tij, nga një 46-vjeçar me çrregullime mendore, i akuzuar për vrasje dhe tentativë për vrasje të shumëfishtë.Një nga pesë të plagosurit, një punonjës i Carrefour, Luis Fernando Ruggieri, humbi jetën.Autori i dyshuar është marrë në pyetje nga hetuesit italianë.