Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili,  në konferencë për shtyp tha  se qeveria  vendosi të rrisë çmimin e energjisë për të vjedhur qytetarët. Sipas tij, qeveria përmes këtyre skemave po detyron shqiptarët të largohen nga vendi pasi nuk shohin shpresë.

“Qeveria rriti çmimin e energjisë elektrike.  Ka një politikë, të grabisim qytetarët, t’ua çojmë varfërinë deri në palcë dhe t’i bëjmë ata të larohen nga vendi, Kjo është motoja e kësaj qeverie”, theksoi Vasili.

Ai theksoi se çmimet në bursë të karburanteve vazhdojnë të bien, ndërsa në Shqipëri nuk reflektohet një gjë e tillë.

Deklarata e plotë:

Ndërkohë që çmimet e energjisë janë në rënie të vazhdueshme qeveria e Edi Ramës vendos rritjen e çmimit të energjisë për qytetarët.
Qeveria dhe ERE mesa duket nuk e kanë marrë në konsideratë që çmimi energjisë në bursën HUPX nga data 22 Tetor deri në datë 29 Tetor është mesatarisht 144 Euro/ Mwh.

Nëse fasha 800 këh nuk u vendos në Tetor me argumentin e rritjes së rezervës energjitke, pse duhej të vendosej në Nëntor-Dhjetor 2022, kur çmimet në bursë janë më të ulëtat që kanë qenë para Tetorit të vitit 2021?

Të blesh energji në treg të lirë me çmim rreth 150-200 Euro/MËh dhe t’ja rishesësh qytetarëve të tu me 375 Euro/MËh, ndërkohë që BE dje njoftoi dhënien e grantit prej 80 milionë euro për krizën energjetike, është diskriminim dhe bëhet vetëm për arsye korruptive.

Të neglizhosh të dhënat historike të sektorit, të vazhdosh me plane investimesh korruptive dhe ndërkohë rëndon xhepin e qytetarëve është abuzim dhe vjedhje.

Projektligjet e Partisë së Lirisë janë në Kuvend por për këta abuzues dhe vjedhjes në pushtet vetëm bllokojnë çdo iniciativë. Këta mendojnë vetëm se si të vendosin taksa të jashtëzakonshme mbi prodhuesit e energjisë.

Pasi kanë shpërdoruar qindra milion euro gjoja investime që nuk kanë sjellë asnjë përmirësim perveçse kanë përfunduar në xhepat e qeverisë dhe klientëve të saj.
Borxhi i ndërsjelltë ndërmjet kompanive publike në sektorin e energjisë arriti në fund të qershorit 2022 në 156 miliardë lekë ose 1,3 miliardë euro duke arritur një rekord historik.

Dhe humbjet teknike vazhdojnë të jenë 20% pa u ulur aspak megjithatë qindra milionë euro investime.