Mbahet sot Konventa Kombëtare e Partisë së Lirisë ku do të zgjidhen edhe forumet e reja drejtuese të Partisë. Konventa Kombëtare në zbatim të vendimeve të Komitetit Organizator do të miratojë disa ndryshime statutore, programin politik të partisë si dhe zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Drejtues Kombëtar.

Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta ka shpërndarë dje në rrjetin social TikTok një video me të rinj ku ka lajmëruar për mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë.

Meta paralajmëroi se do të diskutohet e do të merren vendime të rëndësishme për vendin.

“Nesër (sot) do të takohemi në Konventën Kombëtare Zgjedhore të Partisë së Lirisë, në mënyrë që të diskutojmë e të marrim vendime të rëndësishme për Shqipërinë që u përket të rinjve”, tha Meta.