Kryeministri Edi Rama e ka kaluar natën në Qarkun e Dibrës në një prej agroturizmeve të kësaj zone. Kreu i qeverisë ka shpërndarë një video nga agroturizmi “Nëna Dashuri” për të cilën thotë se është një oaz i bukur mikpritjeje dibrane.  

“Mirëmëngjes ja dhe agroturizmi “Nëna Dashuri” në Dibër. Shikoni çfarë parajse dhe çfarë ajri, kaloni një ditë të mbarë”, shprehet Rama.

Kreu i ekzekutivit zhvilloi të premten disa takime në Bulqizë dhe Burrel.