Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me një prej pjesëmarrësve në një takim në Dibër.

Teksa ishte duke folur, Rama ndërpret fjalën dhe e thërret personin në fjalë, të quajtur Naim që të shkojë tek ai.

Ndërkohë i thotë atij me humor se ngjyra blu nuk ju nda gjithë jetës. Gjithashtu kryeministri e shfrytëzon këtë moment për të folur për ujësjellësin e ri të zonës, duke shtuar se qeveria e tij është e para që bëri një vepër të tillë.

“Mos ha, hajde çik ktu. Nuk iu nda blusë, më shkatërroi me këtë blunë. Isha sot me Belindën edhe Naimin te ujësjellësi i ri. Se më doli para ky. Se i kishin thënë edhe ata për ujë po… Sot e pimë bashkë ujin atje. Tashi mund të uleni boll. Apo keni kaq kohë pa pushtet edhe tani shyqyr të erdhi radha. Musai e piu ujin tamam. Për çfarë të flasim ne kur këtu kurrë nuk u bë ujësjellësi ashtu siç duhej edhe tani në vitin 2022. Do të shpërndajmë edhe disa falënderime publike, për disa nga përfaqësuesit tuaj. Do të rikthehemi përsëri edhe tek të tjerët për t’ju falënderuar për kontributin dhe shembullin që jepet këtu, që me punë arrihet jo vetëm këtu, por edhe në fshatin më të largët”, u shpreh Rama.