Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar këtë të diel një aktivitet me të rinjtë e forumit rinor të LRI në Pezë.

Meta është parë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, si dhe drejtuesja politike e qarkut Durrës, Elona Guri.

Aktiviteti vjen pas përfundimit me sukses të konventës kombëtare me sloganin “Shqipëria u përket të rinjve”.

Kujtojmë se në komitetin drejtues shumë prej anëtarëve u zgjodhën nga të rinjtë.