Një të lënduarit nga aksidenti në Fushë Studën në Librazhd është dërguar me helikopter drejt Traumës në Tiranë. Mësohet se Brian Dosku është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ndërsa personi tjetër i plagosur është dërguar në spitalin e Elbasanit.
Në spitalin e Elbasanit, nën kujdesin e mjekëve, është Baki Sejdini. Dy të rinjtë mbetën të lënduar, pasi automjeti me të cilin udhëtonin u përplas me një shtyllë.





