Është gjetur i pajetë një 70-vjeçar në lagjen “1 Maji”, në Vlorë. Mësohet se i moshuari është gjetur pa shenja jetë në vendin e punës, ku punonte roje një subjekt privat.
Dyshohet se 70-vjeçari H. A., ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak. Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





