Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka bërë një krahasim mes Kurtit dhe Ramës sa i takon fluturimeve jashtë vendit.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se kryeministri i Shqipërisë harxhon në dy orë atë që kreu i qeverisë së Kosovës e shpenzon për një vit, me linja ajrore të zakonshme dhe jo me avionë personalë.

Postimi i plotë:

Rama harxhon ne dy ore ate qe Kurti harxhon ne nje vit!
Faji shteteror i 134 çarterave te perdorur nga Rama eshte nje fyerje shume e rende per varferine e shqiptareve dhe betejes se tyre te perditshme me çmimet e frikshme, me te cilat ata perballen çdo dite. Albin Kurti harxhon 6913 euro ne vit duke udhetuar me lina ajrore te zakinshme dhe ne klase ekonomike ndersa sheiku Rama fluturon vetem me avion personal. Avioni personal i sheikut Rama ne dy ore udhetim harxhon sa Kurti ne nje vit.
Rama me nje tufe genjeshtra te lodhura dhe vulgare si vete po thote se avioni i tij Airbus punoka me “fryme”, pra gratis. Po çdo qytetar e di fort mire se avioni i Rames nuk punon me ” fryme”, por harxhon mijra litra karburant, harxhon para’ per taksa udhetimi, paga pilotesh e stjuardesash, kateringu, mirmbajtjeje etj etj.
Vetem per 4 ore udhetim avioni i Rames harxhon mbi 10 mije litra karburant. SPAK duhet te ishte me kohë ne zyrat e Rames per kete faj dhe shperdorim skandaloz shteteror. Qytetaret e dine te verteten shume mire, ata po presin qe drejtesia te beje punen e saj. SPAK vepro, koha nuk pret, mos ju kundervur më qytetareve