Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi përballë mediave se fasha 800 kwh nuk do aplikohet në muajin nëntor.
Ai u shpreh se Shqipëria është një nga vendet e pakta ku qeveria vijon të subvencionojë 80% të faturës së energjisë elektrike.
Balla hodhi poshtë të gjitha lajmet për rritjen e energjisë, duke thënë se qeveria e ka njoftuar në kohë ERE-n që të mos e aplikojë.
Taulant Balla: Shtyrjen edhe për muajin nëntor, edhe pse shi s’ka pasur asnjë pikë, qeveria ka vendosur se për shkak të mirëadministrimit dhe ndërgjegjes së qytetarëve shqiptarë që kanë dhënë efektet e para të uljes së shpenzimet të energjisë. Jemi ndër vendet e vetme, ku qeveria vazhdon të subvencionojë 80% të faturës. Nuk është e vërtetë. Është një opsion, por qeveria ka njoftuar në kohë Entin Rregullator se nuk do aplikohet.