Kristiano Ronaldo nuk është duke kaluar një periudhë të mirë në karrierën e tij, teksa çdo ditë e më shumë e sheh veten larg Mançester Junajtid.

Sipas asaj që raporton “Sunday Mirror”, ylli portugez po e mendon seriozisht faktin e një rikthimi të bujshëm në vendlindje te skuadra ku u bë i njohur, Sporting Lisbon. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” nëse nuk përfshihet sërish në planet e trajnerit Ten Hag, mund të largohet që në janar, muaj ku përkon me hapjen e dritares së transferimeve.

37-vjeçari është në skadencë kontrate me “Djajtë e Kuq” në muajin qershor, teksa aktualisht në këtë sezon me Mançester Junajtid është aktivizuar gjithsej në Premier Ligë në 9 ndeshje duke shënuar 1 gol dhe duke mos dhuruar dot asnjë asist për shokët e skuadrës.